75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / L K

Kina dërgoi mbi 100 avionë luftarakë në Tajvan

Ushtria e Kinës dërgoi 103 avionë luftarakë drejt Tajvanit brenda 24 orëve të fundit. Kina kurrë nuk ka dërguar kaq shumë avionë në Tajvan brenda një dite.

Tajvani e përshkroi veprimin ushtarak si “ngacmim” që mund të përshkallëzohej në atmosferën aktuale të tensionuar.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Pekin të marrin përgjegjësinë dhe të ndalojnë menjëherë këtë lloj aktiviteti shkatërrues ushtarak ”, thuhet në një deklaratë.

Kina pretendon republikën ishullore, e cila ka qenë e vetëqeverisur që nga përfundimi i luftës civile në 1949, si territor i saj dhe dëshiron ta aneksojë atë me forcë nëse është e nevojshme .

Në vitet e fundit, Kina ka dërguar vazhdimisht aeroplanë dhe anije në Tajvan për të nënvizuar ushtarakisht pretendimin e saj ndaj ishullit./Indeksonline/