Kina detyron Microsoft që të mbyllë LinkedIn

Microsoft njoftoi mbylljen e LinkedIn në Kinë, duke cituar se i duhet ta përshtasë platformën e vetme sociale ndërkombëtare perëndimore që operon aktualisht në këtë vend me ligjet dhe rregullat vendase.
LinkedIn u lejua që të ushtrojë aktivitetin në Kinë në vitin 2014, me kushtin që Microsoft do të ishte transparente dhe do të bashkëpunonte me autoritetet në mbylljen, apo heqjen e përmbajtjeve që do t’i kërkonte qeveria kineze.
Në bazë të kësaj marrëveshje, së fundi, LinkedIn mbylli profilet e disa gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, gjithashtu edhe një sërë profilesh të faqeve të internetit dhe shoqatave e organizatave kineze e ndërkombëtare.
Vendimi pasoi kritika të mëdha, që e detyruan kompaninë që tashmë të njoftojë mbylljen e plotë të rrjetit social në Kinë dhe të dalë me një njoftim se brenda këtij viti do të shfaqet me një rrjet të ri të quajtur InJobs, ku nuk do të lejohet shpërndarja e materialeve, por do të shërbejë vetëm për qëllime punësimi.
“Jemi duke u përballur me një mjedis gjithnjë e më sfidues operimi në Kinë për shkak të kërkesave të Qeverisë”, tha zv.Presidenti i LinkeInd, Mohak Shroff.
Në SHBA, kjo lëvizje e Microsoft është kritikuar nga senatori Rick Scott si një akt nënshtrimi ndaj komunizmit.