75 Mall Live Search
20:36 / E Premte, 06 Qershor 2025 / MSH

Kina dhe Franca me marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve tregtare

Kina dhe Franca kanë arritur një konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare dhe ekonomike përmes dialogut dhe konsultimeve, deklaroi këtë të premte ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, pas një bisedë telefonike me homologun e tij francez.

Në deklaratë nuk u përshkrua me detaje natyra e konsensusit të arritur.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Wang Yi i tha ministrit të Jashtëm Francez, Jean-Noel Barrow, se të dy vendet duhet të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe se Kina dhe Franca duhet të respektojnë “interesat thelbësore” të njëra-tjetrës.