10:34 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Kina e vetmja ekonomi e madhe që pati rritje në vitin 2020

Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe botërore e cila arriti që në vitin 2020 të shënonte rritje, me parashikimet e saj për rritje prej 2.3 për qind, ndërsa pjesa tjetër e botës u shkatërrua nga Covidi-19, transmeton IndeksOnline.

Ekonomia kineze shfrytëzoi bllokimin global, duke pasur kështu këtë rritje kaq domethënëse.

Ekonomia amerikane ishte parashikuar të tkurrej me 3.7%, evrozona me 7.5% dhe Britania e Madhe me 11.2%, shkruan “Daily Mail”.

Reagimi ekonomik i Kinës përfshiu 6.5% rritje në tre muajt e fundit të vitit 2020.

Shifrat e Kinës tregojnë një ngadalësim të dukshëm nga rritja 6.0 për qind më 2019, e cila ishte tashmë më e ulëta në dekada midis tensioneve tregtare dhe kërkesës së dobët të brendshme.

Rritja e plotë e vitit prej 2.3 për qind ishte performanca më e keqe e ekonomisë kineze që nga një tkurrje 1.6 për qind në 1976, vit kur Mao Ce Dun vdiq.

Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS) tha se viti i kaluar ishte një “mjedis i rëndë dhe kompleks si brenda dhe jashtë vendit” me pandeminë që kishte një “ndikim të madh”.

Por shifrat janë më të mira se ato të parashikuara nga një sondazh i AFP-së i analistëve nga 13 institucione financiare, të cilët kishin parashikuar një zgjerim 2.0 për qind.

Rritja e përgjithshme përfshiu një reagim prej 6.5 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2020, duke e kthyer atë në një trajektore parapandemike.

Në të kundërt, ekonomia botërore ishte parashikuar nga OECD-ja të tkurrej me 4.2 për qind në vitin 2020, me ulje më të mëdha në Britani, Itali, Francë dhe Indi ndër të tjera.