75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

Kina ekzekuton 11 anëtarë të mafias së Myanmarit

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar, përgjatë kufirit të saj verilindor, raporton BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Anëtarët e familjes Ming u dënuan në shtator për krime të ndryshme, përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe drejtim kazinosh nga një gjykatë në provincën Zhejiang të Kinës.

Familja Ming ishte një nga shumë klanet që drejtonin qytetin e Laukkaing, duke e transformuar një qytet të varfër në një qendër tërheqëse kazinosh dhe lagjesh me drita të kuqe.

Perandoria e tyre mashtruese u shemb në vitin 2023, kur ata u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë, etnike që kishin marrë kontrollin e Laukkaing gjatë një përshkallëzimi në konfliktin e tyre me ushtrinë e Myanmarit.

Me këto ekzekutime, Pekini po u dërgon një mesazh frenimi mashtruesve të mundshëm. Por biznesi tani është zhvendosur në kufirin e Myanmarit me Tajlandën, si edhe në Kamboxhia dhe Laos, ku Kina ka shumë më pak ndikim.