75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Kina gati ta “mposhtë” coronavirusin, presidenti kinez viziton qytetarët e Wuhanit

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka vizituar sot Wuhanin dhe kjo është hera e parë që kur në këtë vend shpërtheu coronavirusi që më pas doli nga kontrolli dhe u përhap në tërë botën.

Vizita e Jinpingut po shihet si tentativë për të shpallur “fitoren” e krizës shëndetësore, pasi virusi vdekjeprurës ua mori jetën 3.136 persona në Kinë kurse në tërë botën shkoi në 4.062.

Vendimi për ta vizituar këtë qytet që konsiderohej si vatra e virusit, vjen në javën kur autoritet mbyllen të gjitha spitalet e përkohshme që ishin ndërtuar brenda pak ditëve.

Ai, madje inspektoi spitalin me njëmijë shtretër që u përfundua për 10 ditë – dhe qëllimi i ndërtimit të tij ishte trajtimi i të të prekurve me coronavirusin.

Raportohet se gjatë 24- orëve të fundit janë raportuar vetëm 19 raste të reja me coronavirusin si dhe 17 viktima, që po cilësohet si numri më i vogël i të prekurve që kur shpërtheu epidemia në Kinë.