75 Mall Live Search
07:42 / E Hënë, 21 Prill 2025 / AR

Kina hakmerret ndaj tarifave të SHBA-së, i kthen avionët “Boeing”

Linjat ajrore kineze kanë filluar dërgimin e avionëve Boeing në SHBA, me një 737 Max që u ul në qendrën e grupit në Seattle të shtunën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se kthimi i parë ndodhi pasi Kina urdhëroi linjat ajrore të saj të mos pranonin dërgesa të mëtejshme të avionëve “Boeing”, si pjesë e hakmarrjes së Pekinit kundër tarifave amerikane që u rritën në 145% për importet e mallrave të bëra në Kinë.

Megjithatë, tre 737 Max 8 që po përgatiteshin në objektin Zhoushan të “Boeing”-ut për dy transportues kinezë, thuhet se u tërhoqën në SHBA javën e kaluar.