75 Mall Live Search
12:42 / E Premte, 04 Prill 2025 / H F

Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34%

Një përgjigje ka ardhur nga Kina, pas tarifave të vendosura nga administrata e Trumpit.

Pekini  njoftoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane.

Kjo do të hyjë në fuqi nga 10 prilli.

Kujtojmë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura.