14:37 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kina kufizon vizat për amerikanët, shkaku i Hong-Kongut

Kina njoftoi se do të vendosë kufizime për qytetarët e SHBA-së që “silleshin në mënyrë të egër” mbi Hong- Kongun, përpara miratimit të ligjit, nga ligjvënësit kinezë për sigurinë kombëtare të qytetit.

Vendi po ecën përpara me një ligj të sigurisë që do të ndëshkonte përmbysjen dhe veprat e tjera kundër Hong- Kongut, i cili pati protesta masive dhe ndonjëherë të dhunshme pro demokracisë, gjatë vitit të kaluar.

Të premten, administrata e presidentit amerikan Donald Trump tha se po kufizonte vizat e SHBA-së për një numër zyrtarësh kinezë, për shkelje të autonomisë së qendrës financiare aziatike.

Si përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha se “skema e SHBA-së” për të penguar kalimin e ligjit të sigurisë kombëtare të Hong-Kongut nuk do të mbizotërojë kurrë.

“Për të synuar veprimet e mësipërme të gabuara të SHBA-së, Kina do të vendosë kufizime të vizave ndaj amerikanëve, të cilët kanë vepruar në mënyrë të egër për çështje që kanë të bëjnë me Hong-Kongun”, tha Zhao./Indeksonline/