09:34 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kina, synon të hapë fabrika në Hënë

Bota është shumë e vogël për ambiciet ekonomike kineze.

Prandaj Pekini ka në plan krijimin e një zone ekonomike në Hënë, duke përfshirë edhe hapësirën midis Tokës dhe satelitit të saj.

Agjencia Shtetërore Kineze për Hapësirën Ajrore dhe Teknologjinë ka parashtruar planin nisjen e ndërtimit të një zone të tillë duke nisur nga viti 2050.

Plani, që i përngjan filmave fantashkencë të Hollivudit parashikon ngritjen e strukturave për industrinë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, por edhe mbi sipërfaqen e saj.

Pekini synon ketë një përfitim prej 10 triliardë dollarësh nga ky projekt.

Për zhvillimin e kësaj hapësire, Kina po punon aktualisht për ndërtimin e teknologjisë që do të mundësojë transportin me kosto të ulët të njerëzve dhe mallrave në hapësirë. Teknologjia pritet të jetë gati deri në 2040-n.

Në Korrik, kompania private kineze iSpace testoi me sukses një raketë transportuese drejt orbitës që pritet t’i shërbejë këtij qëllimi.

Ndërsa më 3 Janar, mbi sipërfaqen e Hënës u ul me sukses sonda kineze Çang’e 4 mbi sipërfaqen e Hënës.