Kina ndez për herë të parë “diellin artificial” me energji bërthamore

Pekini ka ndezur me sukses reaktorin e shkrirjes bërthamore të emërtuar ‘dielli artificial’, për herë të parë. Ai është projektuar të jetë një burim i pastër energjie, i ngjashëm me Diellin e vërtetë, shkruajnë mediat e huaja.
Reaktori HL-2M Tokamak është pajisja më e madhe dhe më e përparuar e Kinës për hulumtimin eksperimental të shkrirjes bërthamore.
Ai është e vendosur në provincën jugperëndimore të Sichuan dhe u përfundua në fund të vitit të kaluar. Reaktori shpesh quhet një ‘diell artificial’ për shkak të nxehtësisë dhe fuqisë së madhe që prodhon.
Shkencëtarët kinezë kanë punuar që prej vitit 2006 në eksperimente të dizajnuara për të hedhur bazat për gjenerimin e ardhshëm të energjisë në shkallë të gjerë.
Sipas informacioneve shtetërore, reaktori i ri do të sigurojë gjithashtu mbështetje teknike për Reaktorin Ndërkombëtar Thermonuklear Eksperimental (ITER), reaktori më i madh në botë, i cili po ndërtohet në Marsejë, Francë. Kina është një nga gjashtë vendet, si dhe Bashkimi Evropian, që marrin pjesë në projekt.
Reaktorët synojnë të imitojnë fizikën e yjeve duke shkrirë bërthamat atomike, duke lëshuar sasi masive energjie të cilat mund të kontrollohen dhe të kthehen në energji elektrike.
Ndryshe nga ndarja bërthamore, procesi i përdorur në termocentralet krijon pak mbetje radioaktive dhe mbart më pak rrezik të katastrofës mjedisore.
Vlerësimet e kostove totale për ndërtimin dhe funksionimin e ITER variojnë mes 17 dhe 49 miliardë paund, duke e bërë atë një nga projektet më të shtrenjta shkencore në botë.