12:24 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kina nis projektin për krijimin e një ‘hëne artificiale’ për 2010-ën

Duket e çuditshme, por Kina ka nisur procesin për krijimin e një ‘hëne artificiale’, përmes së cilës synojnë të ndriçojnë rrugët e qytetit Chendu.

Sipas shkencëtarëve kinezë për katër vitet e ardhshme planifikohen tri hëna artificiale të cilat do të kenë përbërje nga një material pasqyrues. Ndërsa, sa i përket asaj që veçse kanë nisur, thuhet se ndriçimi i saj do të jetë për tetë herë më i madh se sa ai i hënës së vërtetë, raporton Peope Daily.

Përgjegjësi i këtij projekti konkretisht përgjegjësi i Technology Microelectronic System Research Institute Corporation, tha se hëna artificiale do të ofrojë mundësi kursimi 240 milionë dollar energji në vit.

Shkenctarët kinezë, thonë se pritshmëritë janë që ‘hëna artificiale’ të qëndrojë 500 kilometra mbi Tokë dhe të shndris hapësirën me një diametër prej 10 deri në 80 kilometra, derisa bëjnë të ditur edhe për vitin e lansimit të këtij projekti, që do të jetë 2020-ta./Indeksonline/