75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 01 Prill 2025 / H F

Kina nisur stërvitja ushtarake rreth Tajvanit, e quan presidentin e saj “parazit”

Kina filloi stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe raketave rreth Tajvanit të martën si një “paralajmërim i ashpër” kundër siç tha separatizmit.

Ky vend njëherësh e quajti presidentin tajvanez Lai Ching-te një “parazit”, pasi Tajvani dërgoi anije luftarake për t’iu përgjigjur marinës së Kinës që po i afrohej brigjeve të saj.

Stërvitjet rreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vënë nën kontrollin e saj, vijnë pasi Lai e quajti Pekinin një “forcë armiqësore të huaj” muajin e kaluar, raporton Reuters.