15:40 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Kina një superfuqi, afër përfundimit edhe spitali i dytë me 1,600 shtretër

Punëtorët në qytetin kinez Wuhan janë të zënë me ndërtimin e spitalit të dytë, pasi vendi po përpiqet të ndalojë shpërthimin e virusit vdekjeprurës, që mori jetën e 132 personave deri më tani.

Pamjet e mahnitshme nga lart tregojnë automjete të rënda që punojnë për të ndërtuar spitalin Leishenshan, i cili pritet të hapet brenda një jave, shkruan “Daily Mail”.

Pamjet e bëra me dron u shfaqën, pasi spitali i parë i ndërtuar për personat e prekur nga koronavirus, dje filloi të trajtojë pacientët.