75 Mall Live Search
08:35 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Kina regjistroi 89 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Kina ka regjistruar 89 raste të reja të koronavirusit vetëm më 13 prill, për dallim nga 108 të një dite  më parë, tha autoriteti shëndetësor kinez të martën.

Nga gjithsejtë, 86 janë importuar, nga 98 të një ditë më parë, tha Komisioni Shtetëror i Shëndetit në Kinë.

Transmetuesi shtetëror i Kinës kishte raportuar më parë se 79 nga rastet e importuara të ditës ishin në provincën verilindore të Heilongjiang, e cila ndan një kufi me Rusinë.

Numri i rasteve totale të konfirmuara në Kinë tani arrin në 82.224.

Numri i vdekjeve të tij nga pandemia qëndron në 3.341, pa vdekje të reja në 13 Prill.