23:01 / E Martë, 02 Gusht 2022 / OSH

Kina rrethon Tajvanin, shpërthen një tjetër luftë e madhe?

Ndërkohë që bota i ka sytë nga Ukraine, duket se një konflikt i madh është duke u ndezur në Azi ku ushtria kineze ka në plan që të rrethojë Tajvanin duke njoftuar për një stërvitje të madhe ushtarake përreth ishullit.

Gjithçka ndodh teksa zyrtarja e larte amerikane Nancy Pelosi është duke kryer një vizitë zyrtare në Tajvan, gjë që ka tërbuar autoritetet kineze, të cilat e konsiderojnë ishullin pjesë të territorit të Kinës.

Zonat e njoftuara ku do te zhvillohet stervitja. Ne fakt, duket me shume si nje bllokade ose nje parapergatije per sulm
Mediat kineze raportojnë se ushtria e vendit do të organizojë stërvitje ushtarake në të paktën pesë zona detare ku do të përdoren arme të vërteta. Gjatë stërvitjes do të përdoren raketa, gjuajtje me top nga anijet ushtarake si edhe manovra të ngjashme.

Sipas “The Global Times”, një media e afërt me qeverinë e Kinës, vizita e Pelosit në Tajvan nuk do të çojë ishullin drejt në pavarësie më të madhe, por “po përshpejton procesin e ribashkimit” duke njoftuar kështu një kërcënim të drejtpërdrejtë të auutoriteteve kineze ndaj ishullit.

Ndërkohë, Tajvani ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe po stërvit qytetarët se si të reagojnë në rast të një pushtimi të mundshëm nga Kina.

Kujtojmë se edhe Rusia njoftoi manovra ushtarake para se të niste pushtimin e Ukrainës. /abcnews.al