19:20 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Kina rrit taksën për mallrat e ShBA-ve!

Pekini do të rrisë taksën në 25% për 5140 produkte amerikane nga 1 qershori , ndërsa lufta tregtare mes ShBA-së dhe Kinës përshkallëzohet.

Kina njoftoi gjatë ditës së sotme njoftoi që do të rrisë taksën. Me këtë rritje, ShBA-të do të dalin në humbje 60 miliardë dollarë, transmeton Indeksonline.

Ky veprim i Kinës vije pasi, ShBA-të rritën taksën duke i shkaktuar humbje mbi 200 miliardë dollarë.

Nga kjo rritje e taksës do të preken produkte si bateritë spinaqi dhe kafeja. Lufta tregtare mes ShBA-së dhe Kinës do të ndikoj në ekonominë globale./Indeksonline/