08:55 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kina rrit taksën për produktet amerikane, fajëson ShBA-në për luftën tregtare

Gjatë ditës së djeshme, Kina mori një vendim të rëndësishëm duke rritur taksën për produktet amerikane nga 5% sa ishte, në 25%.

Me anë të kësaj takse, Kina do t’i shkaktoj humbje ShBA-ve 60 miliardë dollarë, transmeton Indeksonline.

Vlen të kujtojmë që edhe ShBA i ka vendosur taksë produkteve të Kinës.

Pasi lajmëroi për vendosjen e taksës, Kina publikoi një dokument zyrtarë ku akuzonte Ameikën për luftën tregtare që po ndodh mes dy vendeve.

Edhe pse në fund të muajit prill marrëveshja mes dy vendeve për të larguar taksat ishte afër, ajo dështoi në momentet e fundit.

Sipas, ShBA-ve, Kina po përdorte mediat për të krijuar opinion të keq për  Amerikën.

Zyrtarët në Pekin flasin se këto mosmarrëveshje do të zgjasin me dekada.

Nga ekspertët e Ekonomisë thuhet që kjo luftë tregtare do të ketë ndikim në ekonominë botërore./Indeksonline/