08:55 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja me koronavirus

Kina ka shënuar edhe një ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Atje janë raportuar 39 raste të reja të infektuara por se janë = e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë dalë pozitivë pasi kanë hyrë aty. Numri i të vdekurve në Kinë po ashtu është ngadalësuar, thanë zyrtarët shëndetësorë, të cilët raportuan për vetëm tri viktima të reja.

Në total, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Kinë kanë humbur jetën 3,132 persona, si pasojë e koronavirusit. Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kinë ka thënë edhe të enjten se të gjitha rastet e reja me koronavirus në këtë ditë, kanë qenë të importuara, shkruan BBC.