11:57 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kina shpreson që marrëveshja bërthamore me Iranin nuk do të prishet

Kina tha të hënën se shpreson që marrëveshja bërthamore me Iranin të mos ndryshohet, pasi ky pakt luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes.

Duke folur në Pekin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se marrëveshja bërthamore e Iranit është një shembull i mirë sesi duhet të zgjidhen problemet përmes bisedimeve, transmeton AktivPress.

Sipas saj , marrëveshja ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në sigurimin e mos-përhapjes së armëve bërthamore dhe vendosjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Sidoqoftë, shumë shpejt pritet që Trump, të marrë një vendim rreth marrëveshjes, i cili e ka quajtur si pakti më i keq i negociuar ndonjëherë nga SHBA-ja.

SHBA më 15 tetor duhet të vertetojë para Kongresit se Irani po përmbush kushtet e marrëveshjes bërthamore.

Nëse Trump vërteton se Irani nuk i është përmbajtur rregullave, udhëheqësit e Kongresit të SHBA-së do të kenë 60 ditë kohë për të vendosur nëse sanksionet mbi Teheranin të pezulluara pas marrëveshjes të vitit 2015 do të rivendosen./AktivPress