75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / L K

Kina testoi një raketë balistike ndërkontinentale në Oqeanin Paqësor

Forcat e armatosura të Kinës kanë testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale në Oqeanin Paqësor, në një lëvizje që pritet të rrisë shqetësimet ndërkombëtare mbi forcimin e arsenalit të saj bërthamor.

Raketa u lëshua nga Forcat Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në orën 08:44 të mëngjesit, tha ministria e mbrojtjes e Kinës në një deklaratë, duke shtuar se ishte “një test rutinë në planin vjetor të stërvitjes” dhe nuk synonte asnjë vend apo objektiv.

Kina “informoi vendet e interesuara paraprakisht”, sipas një raporti të veçantë nga agjencia e lajmeve Xinhua, e cila nuk specifikoi rrugën e raketës ose saktësisht se ku ra.

Kina ka marrë përsipër të modernizojë arsenalin e saj bërthamor në funksion të përmirësimit të mbrojtjes raketore të SHBA-së, aftësive të zgjeruara të mbikëqyrjes dhe forcimit të aleancave.