Kina tronditë yjet e futbollit, vendosë ulje të pagave deri në 86%!

Superliga kineze është e vendosur të sjellë një kufi pagash për futbollistët që nga sezoni i ardhshëm. Kjo do të jetë një tronditje për shumë yje të futbollit që aktualisht luajnë në futbollin kinez.
2.7 milionë euro në vit do të jetë maksimumi i përfitimeve të futbollistëve në Kinë që nga sezoni i ardhshëm.
Kjo i bie që ylli brazilian, Oscar që aktualisht fiton 18.18 milionë euro në vit, nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë vetëm 2.7 milionë euro në sezon, shkruan Indeksonline.

“Pavarësisht se sa i madh është klubi ose sa i famshëm është lojtari, ne do të ndjekim me përpikëri rregulloret pa asnjë konsideratë”, tha presidenti i CFA-së Chen Xuyuan.
Klubet kineze, aktualisht shpenzojnë 10 herë më shumë se skuadrat koreane dhe tri herë më shumë se sa ato japoneze.
Ky është lajm tronditës për yjet si Oscar, Hulk, Graziano Pelle, Fellaini e Bakambu, të cilët kanë paga marramendëse në Kinë./Indeksonline/