75 Mall Live Search
08:14 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kina zgjedh për kryeministër aleatin e presidentit

Li Qang është zgjedhur kryeministër i Kinës nga parlamenti me propozim të presidentit Xi Jinping.

Qang ishte udhëheqës i Partisë Komuniste në Shanghai, shkruan BBC.

63 vjeçari mori gati çdo votë nga më shumë se 2,900 delegatë në Kongresin Kombëtar të Popullit.

Si aleat i afërt me Presidentin Xi, ai konsiderohet si pragmatist dhe do të merret me ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Mirëpo, asnjë gazetar nuk u lejua në sallë kur numëroheshin votat gjatë në parlament.