19:23 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Kinematë dhe teatrot në Kosovë, s’ka ende një datë kur do të hapen

Sot qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, mbajti një mbledhje ku edhe u vendos që nga nesër të nis Faza e Tretë me masat lehtësuese ndaj pandemisë COVID-19.

Kështu nga e hëna do të rinisin punën shumica e aktiviteteve biznesore, përfshirë gastronominë, por do të hapen edhe çerdhet e kufijtë tokësor, transmeton Indeksonline.

Por, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se Kinematë dhe Teatrot ende s’do të hapen për publikun.

“Për kinematë dhe teatrot ende s’është marrë vendim se kur do të hapen, pasi të njëjtat paraqesin rrezik të shtuar në ambiente. Prandaj është shtyrë në një kohë të pacaktuar hapja e tyre, por varet edhe nga analiza që do të bëhet ditëve në vijim”, tha ai./Indeksonline