18:38 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kinezët vjedhin teknologjinë e Samsung

Kompanitë e teknologjisë nga Kina lavdërohen me produktet e tyre, por pjesa më e madhe e risive që sjellin ata janë kryesisht të vjedhura.

Ekrani i teknologjisë për telefona fleksibël të Samsungut është vjedhur dhe më pas është shitur në dy kompani nga Kina, sipas padisë më të fundit të ngritur nga kompania e Koresë Jugore.

Sipas padisë, plani i Samsung për “panelin fleksibël OLED 3D” ka rrjedhë nga furnizuesi.

Në padi thuhet se kompania e paemëruar shiti informacion për dy kompani kineze për 14 milionë dollarë, raporton Benchmark.

Samsung ka kaluar gjashtë vjet dhe ka investuar rreth 130 milionë dollarë në zhvillimin e ekraneve për telefonat fleksibël.

Data e gjykimit ende nuk është përcaktuar, pasi ende po kërkohet për personat e përfshirë në incident.