Kinezi i Interit nuk i shet aksionet, refuzon 750 milionë!

Sipas raporteve të fundit në Itali, pronari i klubit të madh italian, Inter, Suning ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 750 milionë eurosh.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se fondi britanik BC ka bërë një ofertë të lartë për shumicën e aksioneve, por që është refuzuar nga pronari kinez, transmeton IndeksOnline.
Oferta ishte 750 milionë euro, kurse kërkesa është afro 1 miliard.
Po ashtu BC-ja ka ofruar një shumë prej 200 milionë eurosh për t’i hequr borxhet e fundit.
Familja e njohur Zhang po planifikon t’i shesë vetëm disa aksione në skuadrën italiane./IndeksOnline/