75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Kinezja 14 vjeçare, e gjatë 2 metra e 26 centimetra, që kërcënon ta dominojë basketbollin botëror

Emri i saj është Zhang Ziyu dhe është e gjatë 2.26 metra. Kjo është kinezja që po llogaritet si pasardhësja i Yao Ming.

Ziyu, me origjinë nga Provinca Shandong e Kinës Lindore ka statistika të jashtëzakonshme dhe aftësi të mëdha fizike, shkruan Indeksonline.

Gjatësia e saj është e trashëguar nga familja ngase babai i saj është i gjatë 2.13 metra dhe nëna ka gjatësi 1.98 metra.

Që të dy prindërit e saj kanë qenë basketbollistë profesionistë në Kinë.

Zhang Ziyu në finalen e kampionatit kombëtar kinez në kategorinë e saj kishte mesatare prej 42 pikësh e 25 kërcime, dhe gjashtë bllokada për ndeshje. Ajo është e pandalshme dhe superiore ndaj të gjithë kundërshtarëve.

Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas saj, por që Ziyu s’e ka në plan të ngutet për të vendosur për të ardhmen./Indeksonline/