“King” Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është rikthyer në stërvitje me Evertonin.
Broja ishte i lënduar që një kohë të gjatë dhe ende s’ka patur mundësi të bënte debutimin me klubin nga “Godison Park”, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, skuadra e Evertonit ka njoftuar kthimin e Brojës në stërvitje.
“Kënaqësi të të shohim këtu”, ka shkruar klubi i Evertonit në rrjetet sociale
Nuk dihet nëse Armando do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Premier League. Gjithashtu nuk dihet nëse emri i sulmuesit do të jetë në listën e trajnerit Sylvinho për Shqipërinë./Indeksonline/