‘King’ Ibra në ‘Fadil Vokrri’/ Suedia mban seancën e parë stërvitore

Kombëtarja e Suedisë sapo është paraqitur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për stërvitjen e parë para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës do të luaj nesër ndaj Suedisë në Prishtinë, ndeshje e vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Suedia e cila ka mbërritur sot në Prishtinë, është duke mbajtur seancën e parë stërvitore në ‘Fadil Vokrri’. Aty është edhe sulmuesi i madh, Zlatan Ibrahimoviç.
Kujtojmë që nesër nga ora 20:45 zhvillohet ndeshje mes Kosovës dhe Suedisë./IndeksOnline/
