“King” James, 34 pikë në fitoren e Cleveland (Video)
LeBorn James është basketbollisti më i mirë në NBA.
Amerikani realizoi 34 pikë, 2 kërcime dhe 12 asistime në fitoren e Cleveland Cavaliers 116 me 111 kundër Grizzlies, shkruan IndeksOnline.
20 pikë realizoi Kevin Love, i cili po kalon në formë fantastike me Cavaliers.
Për Grizzlies, 27 pikë, 6 kërcime dhe katër asistime i bëri Marc Gasol.
Më poshtë i gjeni rezultatet e tjera:
- Pistons 103 – 108 76ers
- Kings 104 – 109 Buck
- Lakers 100 – 115 Nuggets
- Pelicans 123 – 116 Trailblazers
- Spurs 111 – 116 Celtics
- La Clippers 82 – 108 Mavericks
- Hawks 114 – 102 Nets