75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 07 Mars 2025 / Gj. Sh

Kingsley Coman do të largohet nga Bayerni, çelësi për të arritur te Wirtz

Kingsley Coman pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Largimi i 30-vjeçarit mund të jetë çelësi për transferimin e Florian Wirtz te skuadra bavareze, shkruan IndeksOnline.

Klubi gjerman duhet të ulë faturën e pagave në mënyrë që të mund të arrij transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit.

Koman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, dhe klubi mund të përfitojë 30-40 milionë euro nga shitja e tij, dhe do të kursente 17 milion euro të tjera nga paga vjetore.

Për futbollistin francez ka oferta nga dy skuadra arabe, Al Nassr dhe Al Hilal, derisa ka pasur interesim edhe nga Liverpuli.

Kingsley Coman është bashkuar me Bayern Munich nga viti 2015, dhe ka shënuar 135 gola në 327 ndeshje në të gjitha garat./IndeksOnline/