“Kingsman 3” fillon xhirimet në 2019
Pjesa e tretë e filmit të famshëm “Kingsman” do të fillohet të xhirohet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Dy yjet kryesore të filmit priten të jenë përsëri, Gary Unwin (Eggsy) dhe Harry Hart (Galahad). Në film pritet të kthehet edhe Chaning Tatum në rolin e ‘Tequilas” dhe pritet të ketë rol më të rëndësishëm kësaj radhe.
Në film pritet të shtohen edhe dy role të reja. Sipas “The Hashtag Show” njëri nga personazhet e reja do të jetë një djalosh i ri me emrin Conrad. Ndërsa personazhi tjetër pritet të jetë një burrë në moshë që pritet të luhet nga aktori legjendar Ralph Fiennes. Filmi pritet të quhet “Kingsman:The Great Game”.
Pjesa e dytë e “Kingsman: The Golden Circle” pati një sukses të madh ku arriti të mbledhë mbi 400 milionë dollarë. /Indeksonline/