75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / b l

Kinolli: Kurti na ka ftuar në takim, do të mbahet pas kthimit të tij nga Londra

Deputeti i kuvendit nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur se do të zhvillojnë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re.

Deputeti Kinolli tha se me kërkesë edhe të Kurtit takimi do të zhvillohet pasi ky i fundit do të kthehet nga vizita e tij në Londër.

‘’Sipas informacioneve që kemi me të cilat jemi dakorduar paraprakisht ne jemi duke e pritur kthimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që pas kthimit të tij nga Londra do të takohemi për formimin e qeverisë. Do të kem takim  unë si përfaqësues i komunitetit rom, ndërsa për të tjerët nuk kam informacione’’, tha ai për rtv21.

Deputeti Kinolli tha se asnjë subjekt politik nuk pranon të përfshihet në koalicion pa kushte. Por, sipas tij, janë të gatshëm që të japin kontributin për formimin e institucioneve të reja.

“Paraprakisht presim një si lloj marrëveshjeje gjentellmene me Krutin që si pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne si parti rome do të marrim atë që na takon sikurse edhe deputetët e tjerë nga partitë e tjera të cilat janë të përfaqësuera në kuvend me nga një deputet”.