Kinolli: Po presim rezultatet, 8 deputetë do ta votojmë Qeverinë “Kurti 3”
Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka paralajmëruar se tetë deputetë të grupit multietnik do të votojnë Qeverinë Kurti 3. Megjithatë, ai tha se fillimisht duhet të presin deri në numërimin e të gjitha votave dhe në sqarimin e përbërjes së Kuvendit.
Në një përgjigje për RTV21, Kinolli u shpreh se pret që të mos ketë vonesa në formimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë.
“Nëse fitojmë mandat dhe jemi pjesë e Kuvendit, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do ta luajë rolin e saj konstruktiv dhe do ta japë votën e saj edhe për formimin e Qeverisë. Unë shpresoj se minimumi do të jenë tetë deputetë, por shpresoj që në të ardhmen të reflektojë edhe ndonjëri nga tre deputetët që nuk i kanë dhënë votë pro Qeverisë.”, Kinolli.ë do ta votojmë Qeverinë “

