07:25 / E Martë, 26 Mars 2019

Kirurgët e fusin gabimisht burrin në operacion për ta bërë synet!

Një njeri është bërë synet gabimisht pasi kirurgët e ngatërruan me një pacient tjetër.

Një raport i NHS zbulon se burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kishte lënë një takim për të kontrolluar fshikëzën e urinës.

Por të dhënat e tij u ngatërruan me ato të një personi që duhet të bëhej synet në shtatorin e 2018. Rasti është konsideruar si një nga tetë “ngjarjet që nuk duhet ndodhin kurrë” në Spitalin Universitar të Leicester.

Këto ngjarje janë shumë serioze dhe shpesh herë konsiderohen tronditëse dhe të këqija, prandaj nuk duhet të ndodhin. Spitali nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore për personin që hyri gabimisht në sallën e operacionit për tu bërë synet.