75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kirurgu hero, kreu shtatë operacione pa bërë asnjë pushim

Mjeku Dai Yu, u bë i famshëm në Kinë pasi përfundoi me sukses shtatë operacione pa pushuar aspak. Pasi i përfundoi të shtatat, bëri një sy gjumë sepse kishte për të bërë edhe tre të tjera.

Një fotografi u bë virale në internet, pasi mjeku fjeti në dyshemenë e spitalit, duke bërë që të gjithë ta quanin hero.

Yu i ka thënë reporterëve se ai thjesht po bënte punën e tij, po i ofronte kujdesin më të mirë pacientëve të vet.

Sipas raporteve lokale, Dr Dai është nëndrejtori në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore, transmeton Indeksonline.

Ai tha se ai kishte për ti kryer 10 operacione për një ditë. Dai shpjegoi se ata filluan të punojnë rreth orës 8 të mëngjesit dhe me sukses kryen shtatë nga operacionet pa bërë asnjë pushim.

Ishte ora 5 pasdite, kur ata po përgatiteshin për operacionin e tetë, kështu që Dr Dai vendosi të ulej në dysheme për të bërë një pushim 10 minutësh ndërsa anestezisti po përgatitej për operacionin e radhës.

Ai aksidentalisht ra në gjumë dhe një koleg i tij bëri një fotografi, dhe e ngarkoi në rrjetet sociale. Kur Dai u zgjua ai vazhdoi edhe operacionet tjera.

Pasi u shpërnda fotografia në rrjetet sociale, njerëzit e lavdëruan kirurgun në përkushtimin e tij./Indeskonline/