Kirurgu shqiptar tani edhe në politikën gjermane
Pas suksesëve të një pas njëshme në fushën e mjekësisë, kirurgu me famë boterore Dr. Dr. Halil Krasniqi i cili udhëheq një klinik të kirurgjisë në Spitalin Helios te Pforzheimit në Gjermani, në mesin e shume politikanëve, fitoi votat e plota nga qytetaret Gjerman per Ansamblist komunal në partinë politike të pamvarur, FWV.
Partia e pavarur politike (FWV), nga të gjitha partitë e tjera politike si SPD, CDU, Die Grünen, FDP, AfD agjiton, është komplet e pavarur dhe në politikën gjermane luan rolin e veçantë partiak.

Në një fjalim për gazetarët Gjerman Dr. Dr. Halil Krasniqi u shpreh se në aktivitetin e tij politik më tepër do të angazhohet në përmirësimin banesor dhe te qualitetit jetësor të qytetarëve, përqendrim në ruajtjen e ambientit dhe natyrës, ngritjen e infrastrukturës, orientim specifik eficient në financimin politik dhe institucioneve komunale, zhvillimin modern në zonat banesore dhe industriale, zhvillimin e mëtutjeshëm në shkolla dhe çerdhe, por të ndihmoj edhe shoqatat dhe institucionet e ndryshme sociale te popullatës Gjermane e sidomos edhe të bashkatdhetarëve kosovar dhe shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këto vise.
Krasniqi i njohur për profesionin e tij primar në mjekësi është i kënaqur me zgjedhjet komunale. Ai për Indeksonline deklaroi se aktiviteti i tij politik është rezultat i njohurive dhe përvojës së tij të përgjithshme njerëzore, mjekësore, psikosociale si dhe të rregullores juridike brenda dhe jashtë kufijve shtetëror.
Edhe si fëmijë dhe nxënës i shkollës fillore të mesme dhe në fakultet Dr. Krasniqi ishte politikë aktiv duke përvetësuar njohurit politike të cilat i zgjeroi me tutje në studimet politike në Gjermani.
