08:08 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Kirurgu, zbulon detaje të reja për gjendjen e Michael Schumacherit

Legjenda e Fortmulës 1, Michael Schumacher, ka ndryshuar shumë dhe i është përkeqësuar gjendja, gjashtë vjet pas aksidentit të tmerrshëm me ski, ka thënë një neurokirurg.

Ish-piloti i Ferrarit, 51-vjeçar, ka pësuar një lëndim fatal në tru në dhjetorin e vitit 2013, kur ra dhe goditi kokën mbi një shkëmb, derisa bënte ski në Alpet Franceze.

Schumacheri tani është jashtë komës, por kirurgu kryesor i tij, Nicola Acciari, i cili është i vendosur në Bolonjë, pretendon se Schumacheri ka ndryshuar shumë.

Ish-kampioni i botës në Formula 1 është trajtuar në rezidencën e tij në Gjenevë nga gruaja e tij, Corinna dhe dy fëmijët e tij, Ginna-Marie dhe Mick.

Image

Ata e kanë ruajtur privatësinë e Schumacherit, që prej aksidentit, derisa Acciari beson se gjermani nuk është më ai njeriu që dominoi Formulën 1 nga viti 1994 deri në vitin 2004.

“Ne duhet ta imagjinojmë një njeri më ndryshe nga ai që e mbajmë mend. Me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe përkeqësuar”, ka thënë Acciari për “Contro Copertina”. “Të gjitha këta i ka pësuar Schumacheri për shkak të lëndimit të trurit”, tregoi i.

Image