75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

“Kisha emocione sikur të isha unë duke garuar”, Majlinda Kelmendi për medaljen e Laura Fazliut në “Paris 2024”

Kosova mori një tjetër medalje dje gjatë ditës, ku Laura Fazliu fitoi të bronztën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Si trajnere e Laura Fazliut ishte fituesja e parë e medaljes olimpike për Kosovën, Majlinda Kelmendi, shkruan Indeksonline

Kelmendi tregoi se u ndje shumë e emocionuar kur shihte Laurën në tapet duke garuar.

“Sigurisht që shumë emocionuese dhe jo vetëm në Lojëra Olimpike, por në çdo garë që kam shkuar me Laurën i kam pasur ndjenjat sikur po garoj unë vet. Dje ka qenë edhe më shumë emocionuese. Laura ka pasur shumë emocione dhe nuk e dhurojke maksimumin e saj. Mirëpo në fund e mori medaljen dhe u mbyll dita në mënyrë fantastike”, u shpreh Majlinda Kelmendi