“Kisha harruar se si të festoja…”, Armando Broja për golin në Premier League
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja – ditë më parë shënoi golin e parë me fanellën e Burnleyt në Premier League.
Broja shënoi për 1:1 ndaj Bournemouthit, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste, Broja tregoi se si u ndje kur shënoi gol pas një kohe të gjatë.
“Kisha harruar se si është të festosh. Ishte ndjenjë e mrekullueshme. I gjithë ekipi ishin të kënaqur”, u shpreh Broja
Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” së bashku me klubin e tij, nesër luajnë ndaj Evertonit./Indeksonline/

