75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kisha në Suharekë, ndriçohet nga të rinjtë, pamjet janë mahnitëse

Ky është fshati Sallagrazhdë në Komunën e Suharekës, Kisha është ndriçuar dhe duket mahnitëse për nder të festës së Krishtlindjes dhe të Vitit të ri.

Të rinjët e këtij fshati në mënyrë të organizuar vendosën dekorimin e Kishës së fshatit.

Dhe duhet të kujtojmë që në këtë fshat jetojnë në harmoni dhe dashuri për njëri tjetrin dy religjione fetare Katolike e Muslimane.

Mbrëmë deri në orët e vona Katolik e Musliman festuan në oborrin e Kishës ardhjen e festave të fundvitit, ku në këtë mbrëmje fshatarët kendonin këng Patriotike Shqiptare.

Ky fshat është shembull për gjithë Kosovën dhe më gjerë. /IndeksOnline/