16:37 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kisha Ortodokse Ruse heton një prift që shfaqet me Gucci dhe Louis Vuitton në Instagram

Vyacheslav Baskakov e do Jezusin. Ajo që ai pëlqen është moda, siç dëshmohet nga llogaria e tij Instagram – tani e mbyllur – e mbushur me fotografi që tregojnë këpucët dhe çantat e tij Louis Vuitton dhe Gucci.

Për shkak të veshjes prifti rus u denua nga komiteti disiplinor i Kishës, i cili vendosi të hapte një hetim.

“Një mënyrë e tillë jo-modeste e jetës nuk duhet të jetë karakteristikë e një prifti”, tha zëdhënësi i autoritetit të lartë të Kishës Ortodokse për radio Govorit Moskva, duke shtuar: kleriku nuk mund të jetë prift në një kishë në mëngjes, dhe bëhet kushdo që dëshiron pas drekës. “Amen.