“Kisha shkatërroi dokumentet për të mbuluar abuzimet seksuale”
Në Vatikan po mbahet samiti mbi skandalet e fundit me abuzimet seksuale.
Një kardinal i kishës katolike gjermane, Reinhard Marx në fjalimin e tij tha se regjistrat e abuzimit janë shkatërruar nga kisha për të mbuluar krimet e bëra, transmeton Indeksonline.

“Dosjet që mund të kishin dokumentar veprat e tmerrshme u shkatërruan ose nuk u krijuan” u shprehë Marx.
Samiti u bë pasi që një ish-kardinal amerikan i rangut të lart u përjashtua pas një hetimi nga Vatikani ku zbuloi se kishte abuzuar seksualisht./Indeksonline/