09:07 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / B O

Kishat në Gjermani vazhdojnë të humbin anëtarë

Sipas rezultateve të një sondazhi të opinionit publik të kryer në Gjermani, bëhet e ditur se shkalla e personave që janë anëtarë të kishës në vend është ulur në 53 për qind.

Sipas studimit të kryer nga Instituti Allensbach për Frankfurter Allgemeine Zeitung, 28 për qind e popullsisë gjermane, janë anëtarë të Kishës Protestante, ndërsa 25 për qind në Kishën Katolike.

Shkalla, sipas studimit, në vitin 1995 tek katolikët ka qenë 36 për qind, ndërsa tek protestantët 37 për qind, me një trend në rënie të shpejtë të anëtarësimit në kishë duke filluar nga viti 1995.

Ne studim gjithashtu u theksua se shkalla e atyre që kanë njoftuar se shkojnë në kishë në vitet 1960-ta ka qenë rreth 60 për qind, kurse sot ka rënë nën 30 për qind.

Një erozion edhe më i madh ndaj besimit të krishterë, theksohet se është pas rënies së numrit të anëtarëve të kishës.

“Viti 2021 mund të jetë Krishtlindjet e fundit në Gjermani kur shumica e popullsisë është anëtare e njërës prej dy kishave kryesore”, thuhet në komentin e gazetës lidhur me sondazhin.

Sipas rezultatit vetëm 46 për qind e gjermanëve kanë thënë “I besoj Zotit”.