“Kishim një dakordim gojor që unë të jem Kryetar i Kuvendit…”, Limaj tregon momentin kur u ndjerë i ‘tradhtuar’ nga Kurti

Lideri i Nismës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kutin para se të caktohej seanca konstituive.
Limaj tha se gjatë takimit ia ka kërkuar postin e kryeparlamentarit Albin Kuriti.
“Kishim një dakordim gojor për këtë pozitë me Kurtin. Ai ka pas me shku me fol me strukturat e tij për këtë propozim”, tha Limaj.
Këtë dakordim, Limaj thotë se e kishin në fillimet e seancave për konstituimin e Kuvendit. Para propozimit të Albulena Haxhiut.
Por, sipas tij nuk kishin marrëveshje konkrete.
“Ne nuk kemi pas marrëveshje me shkrim”, thotë Limaj.
Tutje, Limaj tha se Kurti i ka ofruar poste ministrore të cilat i ka refuzuar kreu i Nismës.
“Ai dëshiroi partneritet. Kurti me ofroi me qenë pjesë e Qeverisë. Unë i kam thënë se Nisma nuk është e interesuar për Qeveri”, tha ai.