Kishin grabitur veturën e postës së shpejtë afër Istogut, arrestohet pas katër muajve njëri nga të dyshuarit

Në mars të këtij viti, tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin ndaluar një veturë- postë e shpejtë, në Suhogerll të Istogut për ta grabitur.
Shoferit përveç veturës i grabitur edhe dy telefona dhe disa para kesh, raporton IndeksOnline.
Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur por më vonë vetura e grabitur ishte gjetur e braktisur në një fshat tjetër.
Gati katër muaj pas, hetuesit e policisë kanë arritur ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë ndërsa në kërkim janë edhe dy të dyshuarit tjerë./IndeksOnline/