23:29 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / AR

Kishin humbur në Valbonë, Policia shpëton nënën dhe bijën gjermane

Një aventurë në Valbonën e bukur, por që mund të shndërrohej në tragjedi për dy gra gjermane, nënë dhe bijë.

Dy gjermanet, të moshës 70 dhe 43-vjeçare, kishin kaluar ditën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, por me ardhjen e mbrëmjes kishin humbur rrugën, pa u orientuar dot.  

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh dy gjermanet u gjetën me shëndet të plotë  në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.