Kishin luajtur së bashku në Superligë, Arbër Hoxha e gëzoi me fanellë pas ndeshjes ish-lojtarin Diar Miftaraj

Skuadra e Dinamo Zagrebit mbrëmë pësoi humbje të thellë ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 9:2 në ndeshjen e UEFA Champions League.
Në këtë ndeshje pati minuta edhe për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Hoxha takoi një shokun e tij, i cili në të kaluarën ishte futbollist i Superligës së Kosovës.
Bëhet fjalë për Diar Miftaraj, të cilit ia dhuroi fanellën e ndeshjes.
Miftaraj dhe Hoxha kishin luajtur së bashku te Prishtina gjatë vitit 2017/2018.
Kujtojmë se Diar Miftaraj ishte pensionuar nga futbolli në moshën 31-vjeçare sa ishte pjesë e klubit Linth në Zvicër gjatë vitit 2022./Indeksonline/
