75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Kishin mbushur makinën me kokainë, arrestohet në kufi çifti shqiptar

Dukeshin një çift normal, që po tentonte të kalonte kufirin midis Italisë dhe Zvicrës, por autoritetet kufitare zbuluan në makinën e një shtetasi me origjinë shqiptare rreth 19 kile kokainë që vlente miliona euro.

Droga ndodhej e fshehur në një hapësirë të brendshme në mjetin e tyre, që mbante targa gjermane, në mënyrë aq të mirë sa vetëm nuhatja e qenve antidrogë mundësoi gjetjen.

Çifti shqiptar u arrestua nga autoritet zvicerane, ndërsa droga që në tregun e zi mund të vlente deri në 2 milionë euro, do të analizohet për të kuptuar nëse bën pjesë e një rrjeti më të madh trafiku.