Kishin mosmarrëveshje të mëhershme, i vë flakën shtëpisë së viktimës në pikë të natës
Një person i ka vënë flakën shtëpisë së një personi tjetër dje rreth orës 03:00 të mëngjesit, mirëpo, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Sipas policisë, i dyshuari tashmë është arrestuar dhe arsyeja e vënies së zjarrit të shtëpisë së viktimës në lagjen Drenica në Klinë, është një mosmarrëveshje e mëhershme.
Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/